Enj, Pri 23, 2026
Banner Top
Banner Top
A është e rrezikshme heqja e qimeve të hundës?

Otorinolaringologu Arsim Elezaj nga Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2”, në emisionin “Familja Jonë”, ka folur për disa nga gabimet që njerëzit bëjnë në përditshmëri, të cilat mund të shkaktojnë irritime apo infeksione në hundë.

Gjatë emisionit, Elezaj u pyet nëse heqja e qimeve të hundës është e rrezikshme.

“Largimi i qimeve të hundës mund të ndodhë nëse nuk bëhet në mënyrë profesionale siç duhet. Mund të ndodhë si pasojë e përdorimit të mjeteve jo të pastra, sepse mund të ketë ndonjë infeksion të rrënjës së folikulit dhe këto infeksione dinë të përkeqësohen më shumë, duke dhënë një infeksion në pjesën e hundës…” shpjegon Elezaj.

Në videon më poshtë gjeni shpjegimin e tij të plotë.

Ndërsa në videon tjetër gjeni intervistën e plotë, ku otorinolaringologu Arsim Elezaj, përpos kësaj teme, flet edhe për sinusitin, shkaqet, simptomat dhe trajtimin e tij.

Youtube

Arkiva

Kategoritë