Mër, Pri 22, 2026
Banner Top
Banner Top
Drejtoresha e Shëndetësisë në Gjilan premton avancimin e shërbimeve shëndetësore në fshatin Zhegër

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit, Mimoza Kadriu Qerimi, ka vizituar QMF “Fazli Ramadani” në fshatin Zhegër të kësaj komune.

“Aty nga afër u njohëm me punën dhe përkushtimin e stafit shëndetësor në ofrimin e shërbimeve për qytetarët”, njoftohet të ketë thënë e para e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan.

Sipas njoftimit të komunës, Kadriu Qerimi, tregoi se gjatë vizitës u diskutua për sfidat me të cilat përballen, nevojat për përmirësim të kushteve të punës si dhe mundësitë për avancimin e mëtejmë të shërbimeve shëndetësore.

“U vlerësua lartë angazhimi dhe profesionalizmi i stafit, të cilët çdo ditë janë në shërbim të komunitetit”, njoftohet të ketë thënë Kadriu Qerimi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë