Hën, Pri 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Gjini: Çdo kthim në Mejë na përball me një nga plagët më të rënda të historisë

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka përkujtuar civilë e vrarë në masakrën e Mejës më 27 prill 1999.

“Çdo kthim në Mejë na përball me një nga plagët më të rënda të historisë, humbjen e 376 bashkëqytetarëve të pafajshëm, të vrarë mizorisht 27 vite më parë.” ka shkruar Gjini.

Kreu i komunës së Gjakovës, tutje është shprehur se kjo tragjedi është dëshmi e qartë e krimeve që synonin shfarosjen e popullit të Kosovës, por edhe e forcës për të mbijetuar.

“Familjet që përjetuan këtë dhimbje të madhe, sot qëndrojnë si simbol i qëndresës dhe dinjitetit.” ka shtuar ai.

Sot shënohet përvjetori i 27-të i masakrës në Mejë të Gjakovës, ku më 27 prill 1999 u vranë 376 persona.

Në po këtë datë, me 27 prill në Kosovë shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve nga lufta e fundit 1998-1999.

Youtube

Arkiva

Kategoritë