Pre, Pri 24, 2026
Banner Top
Banner Top
Lansohet Instituti i Farmacisë në tryezën që lidh mësimin universitar me nevojat e tregut të punës

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se në Fakultetin e Mjekësisë u bë nisja zyrtare e punës së Institutit të Farmacisë që synon të lidhë mësimin universitar farmaceutik me nevojat e tregut të punës në Kosovë.

Tryeza “Ndërlidhja e Edukimit Farmaceutik me Kërkesat e Tregut të Punës në Kosovë: Fuqizimi i Rolit të Akademisë në Praktikën Farmaceutike, Rregullimin dhe Shëndetin Publik”, e organizuar nga Instituti i Farmacisë dhe projekti i Bashkimit Evropian 4InnoPipe2 “Forcimi i Rrjetit të Inovacionit për Universitete me Ndikim 2.0”, bëri bashkë në një vend drejtues të UP-së, Fakultetit të Mjekësisë e Degës së Farmacisë, zyrtarë qeveritarë, partnerë ndërkombëtarë nga universitetet e Helsinkit dhe Iowas dhe përfaqësues të industrisë farmaceutike.

Në hapje të tryezës, të udhëhequr nga drejtoresha e Institutit të Farmacisë, Pranvera Breznica-Selmani, u tha se ky instituti synon ta lidhë ngushtë akademinë me praktikën profesionale, industrinë, shërbimet shëndetësore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit farmaceutik.

Rektori, Arben Hajrullahu, derisa tregoi se të parin vendim që nënshkroi pas marrjes së detyrës në vitin 2024 ishte pikërisht themelimi i Institutit të Farmacisë, theksoi se ky institut ndër të tjera duhet të garantojë cilësinë e barnave në Kosovë dhe të jetë në shërbim të publikes.

Gjatë ngjarjes, folën edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Hajrulla Çeku, dekani i Fakultetit të Mjekësisë, prof. Sefedin Muçaj dhe drejtuesi i Degës së Farmacisë, Adnan Bozalija. Me video-lidhje të pranishmit i përshëndetën profesoresha e Universitetit të Helsinkit dhe përfaqësuesja e projektit “4InnoPipe2”, Titta Pirkola dhe profesorët e Universitetit partner të Iowas, Donald Letendre e Rusell Ganim.

Pjesë e njërit nga panelet diskutuese ishte edhe prorektori për kërkime shkencore, projekte dhe inovacion, Avni Hajdari.

Youtube

Arkiva

Kategoritë