Pre, Pri 24, 2026
Banner Top
Banner Top
Pse është kolagjeni i rëndësishëm për organizmin tonë?

Dhurata Nasufi Halabaku, mjeke familjare dhe nutricioniste, shpjegon se kolagjeni është një proteinë që përbën rreth 25–30% të organizmit tonë, duke përfshirë afërsisht një të tretën e përbërjes së tij.

Ajo bën të ditur se, mes shumë funksioneve, roli kryesor i kolagjenit është ai ndërtues dhe stabilizues në indet e organizmit.

“Domethënë, kolagjen kemi në çdo pjesë të organizmit”, thotë Halabaku, duke përmendur lëkurën, eshtrat, muskujt, tendinat, ligamentet, enët e gjakut, zemrën, flokët dhe thonjtë.

Megjithatë, Nasufi Halabaku tregon se me shtimin e moshës fillon rënia e prodhimit të kolagjenit.

“Kjo fillon diku pas moshës 30 vjeçare, se deri në moshën 27 vjeçare ne llogarisim se organizmi shkon duke u rritur, mirëpo kur e arrin atë nivel, atëherë çdo qelizë e jona fillon të plaket dhe atëherë nuk prodhohet kolagjeni siç është prodhuar, për shembull, gjatë rritjes apo edhe në moshë më të re”.

Shpjegimin e plotë të Nasufi Halabakut, ku ajo flet se nga cila moshë trupi ynë fillon të humbasë kolagjen, e gjeni në videon më poshtë.

Ndërsa intervistën e plotë, ku ajo shpjegon në detaje rëndësinë që ka kjo proteinë për organizmin e njeriut dhe shenjat që tregojnë mungesë të tij në trupin tonë, mund ta gjeni gjithashtu në videon më poshtë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë