Specialisti i sëmundjeve të brendshme, Dr. Halit Bujupi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë disa rekomandime për koleget e tij në trajtimin e virusit COVID-19, saktësisht për pneunomitë virale të shkaktuara nga ai.
Sipas Bujupit, duhet të kihen parasysh tre elementë në trajtimin e këtij problemi:
- Të kemi kujdes në fazen e fillimit të trajtimit
- Të bëhen ekzaminimet e nevojshme : laboratorike dhe imazheri
- Të vlersohet gjendja aktuale mjekēsore
Përvec këtyre, ai thekson se tek infeksionet sekondare nuk duhet harruar strishot, sputumin dhe hemokulturen.
Për Bujupin është shumë me rëndësi që terapia të mos bëhet shabllon, por të bazohet në analiza relevante.
“Stop terapisë shablon, pa analiza relevante. Ndonjëherë edhe ngarkimi i tepert me terapi po shkakton imunodeficiencë”, thekson ai, transmeton Familja Jonë
Bujupi, sikurse edhe kolegët e tij, vazhdon të japë një kontribut të pashoq në lëmin në të cilën është i thirrur. Përvec kësaj, ai herë pas herë gjen kohë që, përmes rrjetit social Facebook, t’i këshillojë qytetarët që ta ruajnë shëndetin dhe të bëjnë kujdes kundër virusit.