Sllovenia ka shpallur fundin e pandemisë COVID-19, duke u bërë vendi i parë evropian që e bëri këtë.
Ky vendim erdhi pasi për dy javët e fundit në Slloveni janë konfirmuar më pak se shtatë raste të reja të koronavirusit në ditë.
“Sllovenia ka zbutur epideminë gjatë dy muajve të fundit”.
“Sot Sllovenia ka pamjen më të mirë epidemiologjike në Evropë”, ka thënë Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansa.