Nëse keni qenë me dikë i cili ka pirë alkool për së tepërmi, ndoshta ju tashmë veçse i dini simptomat e dukshme, siç janë fjalimi i ngathët ose koordinimi i dobët. Nëse konsumoni një dozë të tepruar të alkoolit në një kohë të shkurtër, mund të helmoheni.
Alkooli është një depresant. Kjo do të thotë se mund të ballafaqohet me trurin tuaj dhe sistemin nervor duke iu shkaktuar ngadalësim të frymëmarrjes, të rrahjeve të zemrës ose vështirësi në detyra të tjera të rëndësishme që trupi juaj i bën.
Mëlçia juaj ndalon toksinat e alkoolit që të mos hynë në qarkullimin e gjakut. Por nëse pini shumë alkool në një periudhë të shkurtër kohe, mëlçia nuk mund të jetë në gjendje ta bëjë atë. Kjo mund të çojë në helmim me alkool, i njohur gjithashtu si një mbidozë e alkoolit.
Simptomat
Disa simptoma fillojnë duke u vështirësuar me kohën. Shenjat që dikush me të cilin jeni mund të ketë helmim me alkool janë:
- Ka erë alkooli
- Konfuzion ose fjalim të ngathët
- Koordinim i dobët ose pengesë
- Lëkura e lagur ose e njomë
Disa simptoma të helmimit me alkool janë edhe më të rënda si:
- Humbje të ndjenjave ose hutim
- Nuk është në gjendje të qëndrojë zgjuar
- Frymëmarrje e ngadalshme (më pak se tetë frymëmarrje për minutë)
- Pushime të gjata në mes të frymëmarrjeve (10 sekonda ose më shumë)
- Rrahja e zemrës shumë e ngadaltë
- Temperatura e ulët e trupit
- Lëkura e zbehtë
Komplikimet
Në raste më ekstreme, helmimi me alkool mund të jetë kërcënues për jetën dhe mund të shkaktojë probleme, si:
- Të vjellura
- Probleme të frymëmarrjes për shkak të vjelljes që vie në mushkëri
- Dehidratim i madh
- Dëmtim të trurit
- Koma./Familja Jonë