Mar, Pri 14, 2026
Banner Top
Banner Top

Një rast dramatik shëndetësor i ndodhur më 20 shkurt 2026 ka përfunduar me sukses falë reagimit të shpejtë të stafit mjekësor në Prishtinë.

Mehdi Havolli, 80-vjeçar nga Llapa, ka bërë të ditur përmes një njoftimi publik se gjatë një momenti të rëndë shëndetësor, teksa ndodhej pranë xhamisë dhe po thërriste ezanin, ka pësuar rrahje të forta të zemrës dhe ka humbur ndjenjat.

Ai është dërguar me urgjencë në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Mati 1”, ku ndihma e parë i është ofruar nga doktoresha Florije Brahimi-Hajdini me stafin e saj. Sipas tij, falë profesionalizmit dhe reagimit të menjëhershëm të ekipit, është bërë e mundur stabilizimi fillestar i gjendjes.

Më pas, Havolli është transferuar në Emergjencën e QKUK-së, ku i janë kryer ekzaminimet e nevojshme, përfshirë koronarografinë, dhe i janë vendosur dy stenda gjatë ndërhyrjes kirurgjikale.

“Gjendja ime tani është stabile”, ka bërë të ditur ai duke shprehur mirënjohje të thellë për mjekët dhe stafin shëndetësor që kontribuan në shpëtimin e jetës së tij.

Në fund të njoftimit, ai ka falënderuar në veçanti doktoreshën Florije Brahimi-Hajdini dhe ekipin e Emergjencës për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në një moment jetik.

Youtube

Arkiva

Kategoritë