Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se ka firmosur Udhëzimin Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor i cili rregullon ndërhyrjen në fëmijërinë e hershme si pjesë të shërbimeve në kujdesin parësor.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të Vitisë në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
“Për herë të parë, me ekipe multidisiplinare për ndërhyrje në fëmijërinë e hershme. Ky ndryshim krijon bazën për mbështetje të hershme për foshnjat dhe fëmijët me rrezik për vonesa në zhvillim, përmes ekipeve profesionale multidisiplinare me psikologë klinikë, fizioterapeutë, logopedë dhe punëtorë socialë.
Po e afrojmë mbështetjen profesionale më pranë fëmijëve dhe familjeve”, shkroi ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Kujdesi parësor qe një kohë ka kërkuar futjen e këtyre lëmive të reja, ndërkaq dy nga to, logopedia dhe fizioterapia janë shërbime të kushtueshme në sektorin privat.












