Mar, Qer 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Sfida e radhës e internetit që po konsiderohet vdekjeprurëse nga ekspertët

Zjarrfikësit po e shohin si të rrezikshme lojën ‘Pen Penny Challenge’, e cila është përhapur me një shpejtësi marramendëse nëpër rrjete sociale.Kjo lojë nëkupton prekjen e prizave me një monedhë, e që mund të shkaktojë flakë vdekjeprurëse.

Michael Clusker ka paralajmëruar se tronditja elektrike nga sfida, e cila është përhapur në aplikacionin e e videove TikTok, mund të vrasë pjesëmarrësit. Z. Clusker, menaxher i stacionit në Carlisle tha ekziston një rrezik qëdikush të lëndohet seriozisht.

“Çdo vit ka një numër të madh të njerëzve të vrarë nga tronditjet elektrike. Mund të të vrasë nëse veproni në atë mënyrë. Për çdo kë që ndërhyn në pajisjet elektrike – përveç nëse jeni elektricist i kualifikuar – është shumë e rrezikshme”.

Z. Clusker tha që adoleshentët që frymëzohen nga mediat sociale duhet të jenë më të përgjegjshëm.

Ai shtoi: ‘Mendoj se media sociale është çështja për të cilën duhet shqetësuar ngase po u jep njerëzve ide që ndoshta nuk janë ideale. Njerëzit duhet të marrin përgjegjësi për veprimet e tyre’.

‘Ne do t’i inkurajonim njerëzit të mos imitojnë ose kopjojnë disa prej marifeteve të pamatura që shihen zakonisht në rrjetet sociale’.

Z. Clusker tha që të merresh me elektrikë është ndonjëherë edhe jashtë kufijve për zjarrfikësit.

Ai shtoi: ‘Ndonjëherë marrim pjesë në zjarre të lidhura me energjinë elektrike. Shumica janë për shkak të gabimeve që ndodhin me pajisje elektrike. Kur u përgjigjemi thirrjeve që kanë të bëjnë me pajisje elektrike, nëse jemi të sigurt, izolojmë aparatin. Nëse kemi ndonjë dyshim, ne i thërrasim inxhinierët”.

Dy nxënës të shkollës së mesme në Masaçusets, të moshës 15 dhe 16 vjeç, u akuzuan për ‘përpjekje për të djegur një ndërtesë publike’ në lidhje me dëmtimin e shkaktuar nga sfida muajin e kaluar.

Në vendin e ngjarjes doli edhe policia, kur edhe më pastaj u identifikuan dy studentët që shkaktuan dëme të shumëfishta.

“Kjo nuk është vetëm një shaka që fëmijët po bëjnë,”, tha shefi i policisë së rrethit Hanson Michael Miksch.

‘Futja e një monedhe në prizë në qark të shkurtër mund të shkaktojë dëmtim serioz dhe potencialisht mund të fillojë një zjarr. Për të mos përmendur dëmin që mund të bëjë ai në sistemin elektrik të një ndërtese, së bashku me qindra ose mijëra dollarë dëme. Ne po e marrim seriozisht këtë çështje dhe secili i identifikuar duke bërë këtë do të akuzohet penalisht’, shtoi ai.

Zyrtarët e shkollës vunë re se disa priza elektrike rreth shkollës kishin qarkullim të shkurtër, duke konkluduar se dëmi duhet të ishte shkaktuar nga sfida./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë