Sht, Qer 27, 2026
Banner Top
Banner Top
Sërish rritje të rasteve me koronavirus: 118 pozitivë dhe 50 të shëruar

118 persona kanë rezulutar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërkaq 50 të tjerë janë shëruar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, njofton që nga 828 mostra të marra nga ShSKUK, 118 prej tyre janë konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Sërish nga 118 rastet, prinë kryeqyteti me gjithsej 34, për tu pasuar nga Gjilani dhe Vushtrria.

‘’Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Vushtrri 19 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Gjakovë 6 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas dhe Suharekë’’, shkruan në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndryshe numri i rasteve aktive me koronavirus është rritur në 1 mijë e 637.

Youtube

Arkiva

Kategoritë