Mër, Qer 29, 2022
Banner Top
Banner Top
Rreth punës së palodhshme dhe përkushtimit që u bëhet pacientëve në Klinikën e Endokrinologjisë – tregon, Dr. Merita Emini Sadiku

Në emisionin “Familjajonë” me të ftuarën Dr. Merita Emini Sadiku u diskutua më shumë rreth sëmundjeve hormonale te femrat, diagnostikimin dhe trajtimin e tyre.

Gjatë kësaj interviste Dr. Sadiku, tregoi po ashtu edhe për punën e palodhshme që bëhet në Klinikën e Endokrinologjisë, klinikë e cila ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për trajtimin e sëmundjeve endokrinokologjike.

Në QKUK mos të them bëhet mrekulli në shumë profile, por mendoj që ska shumë promo për punën që bëhet aty, nëse flasim për sëmundjen e tiroides në QKUK bëhen po thuajse të gjitha llojet e ekzaminimeve çka i takon Klinikës së Endokrinologjisë, që nga diagnostifikimi, trajtimi adekuat dhe referimi për në klinikat tjera për përfundim të një sëmundjeje endokrinologjike, semundje.” tha ajo.

Tutje, ajo foli edhe për bashkëpunimin dhe mardhëniet e mira me stafin, në të cilat gjithmonë kontriubohet, për një arsye, që pacienti të marrë gjithmonë më të mirën nga shërbimet që ofrojnë mjekët dhe klinika në QKUK.

Nuk kemi asnjë ankesë sa i përketë mjekëve, ose kërkesës së ndihmës dhe mos dhënies nga ta për pacientët, aty janë në çdo moment, kryesisht janë të rinjë, bashkëpunojmë gjithmonë vetëm në të mirë të pacientëve.”, tregoi Sadiku.

Për të kuptuar më shumë rreth orarëve të Klinikës së Endokrinologjisë dhe shërbimeve që ofron kjo klinikë ndiqeni intervistën e plot në faqen zyrtare të familjajonë, në facebook dhe youtube./familjajonë

Arkiva

Kategoritë