Die, Maj 9, 2021
Banner Top
Banner Top
Pse nuk është mirë që prindërit ta favorizojnë vetëm njërin prej fëmijëve?

Sipas një hulumtimi të publikuar në Exploring Your Mind, 70 përqind e prindërve e kanë pranuar që njërin fëmijë e kanë trajtuar ndryshe nga të tjerët.

Psikologët thonë që favorizimi i njërit prej fëmijëve, mund të lë shenja në personalitetin e fëmijëve të tjerë. Madje, sipas tyre fenomeni i ashtuquajtur “fëmija trofe”, mund të shkaktojë probleme mes vetë vëllezërve e motrave.

Më poshtë mund t’i lexoni disa arsye pse nuk bën ta favorizoni vetëm njërin frëmijë:

Fëmijët e tjerë mund të ofendohen dhe të kenë trauma psikologjike

Fëmijët duan vëmendje. Është normale, që kur prindërit nuk i japin fëmijëve vëmendje ata të duan ta marrin atë domosdo. Si rezultat, ata mund të tentojnë ta marrin vëmendjen përmes të qenit agresiv.

Atyre mund t’i mungojë suksesi

Nëse prindërit i kushtojnë më shumë vëmendje njërit fëmijë, kjo mund të jetë problematike për fëmijët e tjerë që të kenë rezultate të mira në shkollë.

Fëmija i veçuar nga prindërit mund të bëhet narcizoid

Nëse njëri fëmijë e ka tërë kohën vëmendjen e prindërve, ai apo ajo fillon të ketë më shumë vetëbesim ose më vonë edhe të zhvillojë karakteristika prej narcizoidëve./Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë