Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse fëmijët bëhen nazelinjë në të ushqyer?



A po ha fëmija mjaftueshëm? Shumë? Ushqimet e duhura?

Si prind ju jeni përgjegjës për ofrimin e një diete të shëndetshme. Shumë fëmijë janë nazelinjë sa i përket këtij drejtimi dhe ushqyerja e tyre bëhet një detyrë mjaft e vështirë.

Nazet që paraqesin fëmijët e moshës nën 5 vjeç në të ngrënë, janë një shqetësim mjaft i madh për prindërit në ditët e sotme. Dhe shkaqet për këtë janë një sërë faktorësh. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, një ndër shkaqet më të shpeshta të nazeve janë: Marrja e vakteve të shpeshta me qumësht, apo lëngje frutash së pari, dhe kjo pasi shpesh fëmijët e vegjël preferojnë të pinë, në vend që të hanë dhe kështu ngopen vetëm me pije.

Një shkak tjetër është edhe përdorimi i biberonit. Duhet shmangur përdorimi i tij, pasi shton dhe lehtëson përdorimin e lëngjeve.

Presioni që u bëhet fëmijëve që të hanë shumë, si dhe zgjatja e kohës së ushqyerjes derisa fëmija ta mbarojë pjatën, edhe pse fëmijët thonë se nuk ju hahet më është një ndër shkaqet tjera se pse ata bëhen nazelinjë.

Prandaj, kini parasysh këshillat më poshtë:

  • Ofroni një sërë ushqimesh të shëndetshme
  • Mos prisni që fëmijët të “pastrojnë” pjatat e tyre
  • Ofroni kohë të rregullta të ushqimit dhe uluni së bashku
  • Kufizoni ushqimin e përpunuar dhe pijet me sheqer./Familja Jonë



Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë