Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse është e rëndësishme të bëni 8 orë gjumë?

Studimet tregojnë që të flesh 8 orë gjumë, nuk është luks, por është tejet e rëndësishme për shëndetin. Mungesa e gjumit mund të ndikojë gjendjen mentale, emocionale e fizike. Më poshtë do ua rendisim arsyet pse është e rëndësishme të flihet 8 orë në ditë.

Do mësosh gjëra të reja më shpejtë

Nëse nuk bën gjumë sa duhet, kjo mund të ndikojë edhe në koncentrimin që keni për të mësuar gjëra të reja. Shkencëtarët kanë zbuluar që ne procesojmë informatat e reja përderisa jemi në gjumë. Me fjalë të tjera, mendja dhe trupi janë në gjendje më të mirë në mëngjes, pasi të keni pushuar mirë.

Do jesh më i fokusuar

Nëse bëni gjumë të rehatshëm çdo ditë, atëherë ju do jeni më i koncentruar dhe i fokusuar që të zgjidhni problemet.

Mund ta kontrolloni peshën

Një studim i bërë nga “National Institutes of Health” në SHBA, ka treguar që perderisa jeni në gjumë, gjenerohet një hormon i quajtur, leptin, që i tregon trupit që nuk ka nevojë për ushqim. Kur nuk flihet mjaftueshëm atëherë bëhet një çregullim i këtij hormonit dhe filloni të ndjeni nevojë për të ngrënë.

Do jeni më të shëndetshëm

Studimet kanë treguar që të fleni mjaftushëm, ndikon jo vetëm në uljen e stresit, por parandalon rrezikun e tensionit të lartë të gjakut. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë edhe sëmundje të lidhura me zemrën.

Mund të parandalohet diabeti

Gjumi ka rëndësi edhe në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak.Nëse flini mjaftueshëm sipas hulumtuesve mund të keni më pak mundësi të prekeni nga tipi 2 i diabetit./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë