Hën, Pri 20, 2026
Banner Top
Banner Top
Prishtinë, arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, në kuadër të planit për parandalimin e vjedhjeve, gjatë ditës së djeshme ka arritur arrestimin e disa personave të dyshuar, në dy raste të ndryshme.

Sipas njoftimit të policisë, tre personat e dyshuar të cilët janë arrestuar gjatë tentimit të tyre për të kryer vjedhje janë: N. A., 56 vjeç, B. K., 53 vjeç dhe A. B., 25 vjeç.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, në koordinim me prokurorin e Shtetit, ka vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve të mëtejme hetimore.” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë