Pre, Pri 17, 2026
Banner Top
Banner Top
Në Rezonanca 2 u realizua me sukses edhe një operacion për ngushtimin e lukthit

Në Spitalin Rezonanca 2 u realizua me sukses edhe një operacion “gastric sleeve” (ngushtim i lukthit), nën udhëheqjen e doktorit Shkodran Krasniqi.

Spitali ka njoftuar se ky intervenim modern për menaxhimin e peshës po kryhet me standarde të larta profesionale, duke ofruar siguri dhe rezultate të dëshmuara për pacientët tanë.

“Dr. Shkodran Krasniqi është ekspert i kirurgjisë abdominale, me fokus të veçantë në kirurgjinë metabolike dhe bariatrike. Me përvojë të avancuar ndërkombëtare nga Gjermania, ai sjell praktika bashkëkohore dhe profesionalizëm të lartë në çdo ndërhyrje.” bëhet e ditur në njoftim.

Po ashtu, “Rezonanca 2” ka theksuar që si kirurgu i vetëm në Kosovë me specializim të ngushtë në kirurgjinë bariatrike, doktori Krasniqi dallohet gjithashtu për përvojën e tij në revidime dhe rekonstruksione, në rastet kur ndërhyrjet e mëparshme në qendra të tjera nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara.

Youtube

Arkiva

Kategoritë