Nxënësit maturantë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë realizuar një vizitë në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, me qëllim njohjen nga afër me mundësitë që ofron ky institucion i arsimit të lartë
Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve, ka treguar se gjatë vizitës, ata u pritën nga rektori Drilon Bunjaku, së bashku me prorektorët dhe stafin akademik, të cilët prezantuan programet e studimit, drejtimet akademike dhe mundësitë për studentët e rinj.

VoRAE ka bërë të ditur se nxënësit patën mundësinë të informohen më në detaje për procesin e studimeve dhe të njihen me ambientet universitare, përfshirë laboratorët dhe infrastrukturën që mbështet zhvillimin akademik dhe profesional.
“Ky aktivitet është realizuar në kuadër të Programit “Mbështetje Plotësuese për Studime Akademike për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”, i cili synon rritjen e përfshirjes së këtyre komuniteteve në arsimin e lartë.” ka shtuar tutje kjo organizatë.















