Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Personat me mungesë të dashurisë nga prindërit, jo të aftë në krijimin e lidhjeve të gjata

Është e pakontestueshme se dashuria prindërore është njëra për gjërave më të nevojshme që duhet ta përjetojë gjithsecili. Përvecqë kjo dashuri të dhuron vetëbesim dhe mbrojtje, ajo të ndihmon edhe në formimin e personalitetit të mëtutjeshëm.

Eric Fromm në librin e tij “Arti të dashuruarit”  shpjegon se të dyja dashuritë, si nga nëna ashtu edhe nga babai, janë qenësore dhe se duhet të funksiojnë si të bashkuara. Mungesa e dashurisë nga njëri prind mund të ndikojë që fëmija të ketë problem në ndërtimin e personalitetit dhe krijimin e lidhjeve shoqërore dhe dashurisë.

Fromm, personat që kanë mungesë të marrëdhënieve të mira me ndonjërin prind i përshkruan sit ë paqëndrueshëm në krijimin e marrëdhënieve. Personat që kanë dashurinë e nënës dhe jot ë babait, sipas tij, janë më fëmijëror dhe kanë dëshirë që gjthmonë dikush të kujdeset për ta edhe kur të rriten. Ndonëse kanë sjellje të zakonshme, ata e kanë të vështirë  ta gjejnë “fatin e jetës”.

Ndërsa për kategorinë e dytë, Fromm shpjegon se janë më të kushtëzuar nga kërkesat e babait dhe nuk janë të orientuar që të kenë lidhje afatgjatë më dikë.

Kuptohet se ky shpjegim ka përjashtime dhe nuk vlen për të gjithë, megjithatë sipas Fromm këta persona e kanë të vështirë të krijojnë marrëdhënie stabile dhe normale me dikë. /familjajone

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë