14 shkurti shënon festën e Shën Valentinit, një ditë dedikuar dashurisë, miqësisë dhe mirënjohjes ndaj njerëzve më të dashur në jetën tonë
Ajo lidhet me shenjtorin e shekullit të III, Shën Valentin, i cili u dallua për guximin e tij për të martuar çifte të rinjsh, duke shkelur ndalimin e perandorit roman.
Pas vdekjes së tij, Shën Valentini u shpall shenjtor i dashurisë dhe mirësisë.
Në kohët moderne, Shën Valentini ka evoluar në një festë globale që festohet çdo 14 shkurt.
Pavarësisht se origjina e festës ka lidhje me besimin dhe traditat, ajo ka marrë një karakter komercial dhe shoqëror, ku njerëzit i shprehin ndjenjat përmes dhuratave, luleve dhe kartolinave, transmeton Klankosova.tv.
Në shumë vende, kjo ditë është shfrytëzuar për të kremtuar marrëdhëniet, duke sjellë një atmosferë romantike në qytete dhe fshatra.
Edhe pse festa ka humbur ndonjëherë lidhjen e saj me traditat fetare, ajo vazhdon të jetë mundësi e veçantë për t’u bashkuar me ata që duam, duke forcuar lidhjet dhe ndarë momente të veçanta me njerëzit që kanë një vend të rëndësishëm në jetën tonë.











