Mër, Nën 11, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbahet Kongresi i Teknikëve të Radiologjisë, në fokus zhvillimet dhe risitë në fushën e radiologjisë

Sot po mbahet Kongresi i Teknikëve të Radiologjisë, i cili bashkon profesionistë të fushës së radiologjisë për të diskutuar zhvillimet e fundit, avancimet teknologjike dhe rëndësinë e imazherisë diagnostikuese në sistemin shëndetësor.

Kongresi synon të krijojë hapësirë për shkëmbimin e përvojave profesionale, prezantimin e praktikave të reja dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet teknikëve të radiologjisë dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë.

Nëpërmjet ligjëratave dhe diskutimeve profesionale, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me risitë në këtë fushë dhe të kontribuojnë në avancimin e shërbimeve radiologjike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë