Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Oda e Infermierëve të Kosovës reagon pas kanosjes së një infermierit në Prizren

Oda e Infermierëve të Kosovës ka reaguar sot për një kanosje dhe një tentim sulmi ndaj një infermieri në vendin e punës në Prizren.

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar nga Zahadin Destani, infermier i anestezionit në Prizren për një kanosje dhe tentim sulmi që ka ndodhur nga një familjar i një pacienti që e kishin transportuar nga Prizreni në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

Si rrjedhojë e kësaj ngjarje të pakëndshme, OIK ka kërkuar nga organet e hetuesisë që të zbardhin rrethanat e kanosjes dhe tentim sulmit ndaj infermierit.

“OIK, kërkon nga organet e hetuesisë që janë njoftuar me rastin, që të zbardhin rrethanat e kanosjes dhe tentim-sulmit ndaj infermierit dhe të ndërmirren veprime ligjore ndaj kujdo që kanosë apo sulmon punonjësit shëndetësorë”.

Postimi i plotë nga OIK:

Reagim për kanosjen ndaj infermierit

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë është njoftuar nga Zahadin Destani, infermier i anestezionit në Prizren për një kanosje dhe tentim sulmi që ka ndodhur nga një familjar i një pacienti që e kishin transportuar nga Prizreni në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.

OIK, kërkon nga organet e hetuesisë që janë njoftuar me rastin, që të zbardhin rrethanat e kanosjes dhe tentim-sulmit ndaj infermierit dhe të ndërmirren veprime ligjore ndaj kujdo që kanosë apo sulmon punonjësit shëndetësorë.

OIK, shprehë keqardhje për këto kanosje dhe shpeshtim të sulmeve karshi mantelbardhëve dhe inkurajon qytetarët si dhe komunitetin që për çfarëdo kontesti, të shmangin format violente, duke zgjidhur ato në rrugë institucionale.

Me respekt

OIK

Youtube

Arkiva

Kategoritë