Me rastin e fillimit të Muajit të Ndërgjegjësimit Kundër Kancerit të Gjirit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga data 1 deri më 31 tetor 2025, Mamografi Mobil do të jetë në shumë qytete të Kosovës nga ora 10:00 deri në 16:00.
“Mamografia është metoda më e rëndësishme diagnostikuese për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Si një ekzaminim radiologjik, ajo mundëson identifikimin e ndryshimeve shumë të vogla në indin e gjirit, shpesh para se këto të jenë të dukshme klinikisht.” ka bërë të ditur ministria duke theksuar gjithashtu se zbulimi i hershëm ka rëndësi thelbësore, pasi rrit ndjeshëm mundësinë e trajtimit efektiv dhe ul vdekshmërinë nga kjo sëmundje.
Kjo ministri ak theksuar se mamografia rekomandohet si mjet skriningu për gratë mbi 40 vjeç, ose më herët për ato me faktorë rreziku, duke qenë një procedurë të thjeshtë, të shpejtë dhe të sigurt për ruajtjen e shëndetit të grave.
“Bëj mamografinë, sepse zbulimi i hershëm shpëton jetë! Kontrollohu rregullisht!” ka theksuar Ministria e Shëndetësisë.
Në foton më poshtë janë të renditura të gjitha qytetet dhe datat kur Mamografi Mobil do të jetë në qytetet tuaja.












