Jashtëzakonisht e nderuar dhe e lumtur që do të përfaqësoj Kosovën dhe Universitetin e Prishtinës si Ligjëruese në Konferencën Vjetore të WALT (Asociacioni Botëror i Laserit Terapeutikë & Shoqata Botërore e Fotobiomodulimit), që këtë vit mbahet në tetor në Las Vegas, USA!
Do të prezantoj një temë inovative me interes të madh: Efekti i Fotobiomodulimit (Laserit) në mjekimin e tiroidës, një hap përpara në trajtimet moderne dhe një dëshmi e punës time kërkimore dhe shkencore.
Në këtë ngjarje të madhe do të bëhen bashkë ekspertët më të mirë të laserit mjekësor nga mbarë bota.
Mendje të ndritura, shkencë dhe inovacion në qytetin e dritave!












