Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Në Rezonanca 3, shërimi përfshin terapinë dhe balancën emocionale

Në Spitalin për Trajtimin e Varësive – Rezonanca 3, qasja ndaj shërimit është gjithëpërfshirëse dhe e integruar. Shërimi nuk fokusohet vetëm te terapitë dhe trajtimi mjekësor por gjithashtu edhe te krijimi i hapësirave që qetësojnë mendjen dhe rikthejnë balancën emocionale. Ky kombinim i kujdesit profesional me vëmendjen ndaj mirëqenies emocionale dhe sociale ndihmon pacientët të përjetojnë një rikuperim më të qëndrueshëm dhe të plotë.

Një shembull i rëndësishëm është Dhoma Rekreative e këtij spitali e cila është e konceptuar për t’u ofruar pacientëve momente relaksi dhe argëtimi, duke i ndihmuar të largohen nga stresi dhe të ndërtojnë rutina sociale të shëndetshme.

Kjo dhomë ofron një përvojë unike, duke kombinuar funksionin e kinema dhe zonës së argëtimit me pajisje moderne si Sony PlayStation, që mundësojnë aktivitete sociale, lojëra dhe mundësi për relaksim të plotë.

Kjo hapësirë nuk është thjesht një vend për argëtim por një pjesë thelbësore e procesit të rehabilitimit. Ajo ndihmon pacientët të krijojnë momente kënaqësie, të zhvillojnë aftësi sociale dhe të ndihen më të qetë dhe të motivuar gjatë gjithë procesit të trajtimit.

Në këtë mënyrë, Rezonanca 3 ofron një qasje të balancuar, ku kujdesi mjekësor dhe mirëqenia emocionale ecin paralel, duke siguruar një përvojë të plotë dhe efektive për çdo pacient.

Për pyetje, konsultime ose vizitë, mund të kontaktoni direkt spitalin: +383 49 603 700 ose hospital@rezonanca-rks.com ose vizitoni spitalin në Magjistralja Prishtinë–Ferizaj, km 10.

Youtube

Arkiva

Kategoritë