Sht, Nën 7, 2026
Banner Top
Banner Top
Në Klinikën e Pediatrisë në QKUK për një vit janë shtrirë mbi 7 mijë fëmijë për trajtim mjekësor

Klinika e Pediatrisë, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), mbetet njëra nga klinikat me të ngarkuar me pacientë.

Sipas raportit vjetor të punës së Klinikës së Pediatrisë për vitin 2023, gjatë një viti, në këtë klinikë kanë qenë të shtrirë 7 mijë e 141 fëmijë për trajtim mjekësor në reparte të ndryshme të kësaj klinike, me gjithsej 51 mijë e 470 ditë shërimi.

Po sipas të njëjtit raport, ka pasur gjithsej 35 mijë e 540 vizita ambulantore në emergjencën pediatrike dhe 21 mijë e 256 vizita specialistike, gjithsej kanë qenë 56 mijë e 796 vizita mjekësore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë