Sht, Mar 28, 2026
Banner Top
Banner Top
Në Klinikën e Endokrinologjisë tani ipet edhe shërbimi i trajtimit me pompa insulinike

Drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK, Merita Emini-Sadiku, ka bërë të ditur se tashmë shërbim i trajtimit me pompa insulinike është i rregulluar dhe i vendosur si pjesë e punës së klinikës.

Përmes një njoftimi në faqen e saj në Facebook, Dr. Emini-Sadiku, ka bërë të ditur se trajtimi me pompa insulinike tashmë është i përhershëm dhe pjesë përbërëse e klinikës. Aktualisht, pesë pacientë me diabet tip 1 po e marrin këtë trajtim modern dhe këshillat e nevojshme nga stafi i kualifikuar, transmeton Gazeta Shneta.

“Dy nga këto pompa dhe materialet shpenzuese për një vit janë ofruar si donacion nga AMC, ndërsa tre të tjera janë siguruar nga vetë pacientët tanë”, thekson ajo.

Drejtoresha Sadiku shpreson që pompa insulinike të përfshihet në listën esenciale të barnave, duke e bërë të mundur për të gjithë pacientët që kanë nevojë ta marrin falas atë nga shteti.

Përfshirja e tyre në listën esenciale të barnave do të siguronte akses të barabartë për të gjithë pacientët dhe do të ulte barrën financiare që ky trajtim modern mbart.

Ky është një hap i domosdoshëm drejt përkujdesjes së vazhdueshme dhe mbrojtjes së shëndetit të personave me diabet.

Youtube

Arkiva

Kategoritë