Mër, Mar 11, 2026
Banner Top
Banner Top
Në 2025-tën, Fakulteti i Mjekësisë në UP publikoi 24 punime shkencore dhe mori pjesë në 14 konferenca

Gjatë vitit 2025 personeli akademik i Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës publikoi 24 punime shkencore dhe mori pjesë në 14 konferenca. Këto aktivitete u financuan me 39,921.60 euro nga UP-ja.

Këtë e ka bërë të ditur Universiteti i Prishtinës përmes një njoftimi.

“Universiteti i Prishtinës mbështeti këtë fakultet me 22,200 euro për publikimet shkencore dhe me 17,721.60 euro për pjesëmarrjen në 14 konferenca shkencore (11 ndërkombëtare dhe 3 rajonale) ose organizimin e tyre.” Thuhet në njoftim.

Tutje është theksuar se ish-profesori i Fakultetit të Mjekësisë dhe kirurgu me renome botërore i asociuar në Universitetin Shtetëror të Arizonës, prof. Rifat Latifi, në nëntor të vitit 2025 është zgjedhur drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës.

UP-ja në këtë mjoftim ka bërë të ditur se Qendra që do të ofrojë mbështetje në edukim dhe hulumtim për të gjitha degët kirurgjike dhe do të trajtojë çështje të rëndësishme si diplomacia mjekësore dhe teknologjitë e avancuara, u themelua në korrik të vitit 2025, derisa në shtator të këtij viti u nënshkrua memorandum bashkëpunimi mes UP-së dhe Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për detajet dhe mënyrën e funksionimit të qendrës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë