Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është shprehur se kjo situatë që është krijuar nga koronavirusi duhet të menaxhohet.
“Situata me Coronavirusin duhet te
menaxhohet maksimalisht nga institucionet e vendit dhe nga vet qytetarë dhe
bizneset.
S’munden vetëm mjekët.
Sot, si kurrë më parë, është koha që
institucionet e Kosovës parreshtur të komunikojnë mes veti. Presidenti,
Parlamenti, Qeveria.
S’duhet humbur kohë.
Paniku te qytetarët dhe bizneset evitohet, veç
kur i shohin se po punojnë bashk ata që po kërkojnë me arsye disiplinë nga çdo
subjekt.
Duhet të veprohet sa më shpejt edhe me gjendje
të jashtëzskonshme, sepse po përballemi me një fatëkeqësi e cila po shpërndahet
në tërë territorin e Kosoves. Pse të pritet më shumë. Kushtetuta ka folë qartë!
Ajo që po vërehet është se deri sot Virusi po
shpërndahet në proporcion aritmetik, në ditët në vijim mund të kemi propocione
gjeometrike prandaj duhet të sillet nën kontroll. IM”, ka shkruar Mustafa
në Facebook.













