Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Mjeku nga Podujeva shtrihet në emergjencë pas publikimit të videos

Pulomologut Ibrahim Hoti, i cili u dërgua mbrëmë në mbajtje, meqenëse në një video të publikuar në media shihet duke mos i ofruar ndihmë shëndetësore një qytetari, i është rënduar gjendja shëndetësore.

T7 raporton se i njëjti është duke marrë trajtim mjekësor në Emergjencën e Podujevës. Shkaku i rastit, ai është duke u përballur me tension të lartë dhe gjendje të rënduar psiqike.Ndërkohë, kolegët e tij janë duke protestuar dhe po kërkojnë lirimin e tij.

Ndryshe, pulmologu Ibrahim Hoti dëgjohet në një video, teksa nuk iu ofron shërbime qytetarëve. E tërë kjo me arsyetimin se tashmë është bërë ora 15:05 minuta, ndërsa ai kishte përfunduar orarin në ora 15:00. Pas publikimit të kësaj videoje, ai është suspenduar nga puna dhe është dërguar në mbajtje

Youtube

Arkiva

Kategoritë