Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Fushë Kosovës nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e QKMF-së së re

Ministria e Shëndetësisë dje përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Visar Prebreza, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e Qendrës së re Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Komunën e Fushë Kosovës.

Sipas njoftimit, vlera e këtij projekti është 2.5 milionë euro, ndërsa kjo është QKMF-ja e gjashtë që po ndërtohet në komunat e vendit me financim nga Ministria e Shëndetësisë.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti i cili sipas njoftimit të ministrisë, theksoi rëndësinë e investimeve në kujdesin parësor shëndetësor si bazë e një sistemi shëndetësor funksional dhe të qëndrueshëm.

“Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, u shpreh se kujdesi parësor shëndetësor është kontakti i parë i qytetarit me sistemin shëndetësor, andaj investimet në këtë nivel shëndetësor kanë qenë dhe mbeten prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë.” thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë