Pre, Jan 24, 2025
Banner Top
Banner Top
Lidhshmëria e disbalancës së kimikateve në tru me depresionin dhe ankthin

Disbalanca e kimikateve në tru ndodh kur një person ka shumë ose pak neurotransmetues.

Neutransmetuesit janë  lajmëtarët kimik, që bartin informacionin tek qelizat nervore. Pjesë e neurtransmetuesve janë: serotonina, dopamina si dhe norepinefrinet.

Njerëzit zakonisht serotoninën dhe dopaminën e quajnë i quajnë si ‘hormonet e lumturisë’për shkak të rolit që kanë në rregullimin e emocioneve dhe disponimit.

Një hipotezë e famshme është që problemet mendore si: depresioni e ankthi, ndodhin për shkak të disbalancës së kimikatëve në tru.

Ndonëse nuk është e vërtetuar njëqind për qind, ajo që dihet është që disbalanca e kimikatëve në tru, është e lidhur me çrregullimet mendore, por jo domosdoshmërit ato janë shkaktarët për këto sëmundje.

Ka shumë shkaktarë që e shtyjnë një person drejt ankthi e depresionit e ato janë:

Gjenetika – pra kanë persona në familje që ka probleme të tilla

Ekperiencat jetësore – personat që kanë histori të abuzimit fizik, psiologjik e emocional

Personat që abuzojnë me alkoolin dhe drogën

Personat që abuzojnë me medikamente të ndryshme

Por hulumtuesit, kanë bërë studime që kanë bërë lidhje mes depresionit dhe çrregullimeve të kimikateve në tru. Për shembull, studiuesit kanë gjetur që depresioni mund të ndodh për shkak të disbalancës së kimikateve që prekin neurotransmetuesit. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë