Është kthyer prapa në Kroaci një autobus me udhëtar nga Italia të cilët ishin nisur për në Kosovë.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiu.
”Sot jemi njoftuar për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Italia për në Kosovë. Nisja ishte ilegale dhe pa autorizm të Ministrisë. Autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci.
Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë.
Për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim. Jam në konsultim të ngushtë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Shëndetësisë”.