Konvulsionet febrile jane episode te shkurtra te shkaktuara nga rritja e temperatures se trupit, qe mund te ndodhin te disa femije, kryesisht ne moshen nga 6 muaj deri ne 5 vjec. Edhe pse pamja e tyre mund te jete shume shqetesuese per prinderit, ne shumicen e rasteve ato nuk shkaktojne demtim te trurit dhe zgjasin vetem pak minuta.
Gjate nje konvulsioni febril, femija mund te humbase perkohesisht vetedijen, te ngurtesohet ose te filloje te dridhet ne menyre te pakontrolluar. Mund te levize syte ne menyre te pazakonte, te mos reagoje ndaj prinderve dhe, pas episodit, te jete i pergjumur ose i hutuar.
Pse ndodhin konvulsionet febrile?
Shkaku i sakte nuk eshte plotesisht i qarte, por mendohet se truri i femijeve te vegjel eshte me i ndjeshem ndaj ndryshimeve te shpejta te temperatures. Konvulsionet zakonisht shfaqen ne kuader te nje infeksioni qe shkakton temperature, si infeksionet virale te rrugeve te frymemarrjes, gripi, infeksionet e veshit apo infeksione te tjera.
E rendesishme eshte se konvulsioni febril nuk lidhet domosdoshmerisht me temperaturen me te larte te mundshme. Ai mund te ndodhe edhe kur temperatura sapo ka filluar te rritet.
Si duket nje konvulsion febril?
Gjate episodit, femija mund:
- te humbase vetedijen ose te mos reagoje;
- te ngurtesohet papritur;
- te dridhet ose te kete levizje ritmike te kraheve dhe kembeve;
- te levize syte ne menyre te pazakonte;
- te kete ndryshime te perkohshme ne frymemarrje ose ne ngjyren e lekures;
- pas episodit, te jete i pergjumur, i lodhur ose i hutuar.
Shumica e konvulsioneve febrile zgjasin me pak se pese minuta dhe ndalojne vete.
Cfare duhet te beje prindi?
Gjeja me e rendesishme eshte te ruhet qetesia dhe te sigurohet qe femija te mos demtohet.
Femija duhet vendosur ne nje siperfaqe te sigurt, mundesisht ne pozicion anesor, larg objekteve te forta ose te mprehta. Duhet matur kohezgjatja e konvulsionit dhe, nese eshte e mundur, duhet verejtur se si fillon dhe si perfundon episodi.
Mos i fusni asgje ne goje femijes dhe mos u perpiqni t’i mbani me force krahet apo kembet. Gjithashtu, mos i jepni ushqim, uje apo ilace nga goja gjate konvulsionit, sepse mund te kete rrezik mbytjeje.
Kur duhet kerkuar ndihme urgjente?
Nese konvulsioni zgjat me shume se pese minuta, duhet kerkuar menjehere ndihme urgjente. Po ashtu, vleresimi urgjent mjekesor eshte i rendesishem nese femija ka veshtiresi ne frymemarrje, konvulsioni prek vetem nje pjese te trupit, episodi perseritet brenda 24 oreve, femija nuk rikthehet ne gjendjen e zakonshme pas episodit ose eshte hera e pare qe ndodh nje konvulsion.
Te nje femije me temperature dhe konvulsion, mjeku duhet te vleresoje gjithashtu shkakun e temperatures dhe te perjashtoje infeksione serioze kur ka shenja qe e sugjerojne kete.
A mund te parandalohet?
Ulja e temperatures mund ta beje femijen me rehat, por paracetamoli ose ibuprofeni nuk garantojne parandalimin e konvulsioneve febrile. Perdorimi i tyre duhet te behet sipas moshes, peshes dhe udhezimit te mjekut ose fleteudhezimit te medikamentit.
Prinderit duhet te fokusohen jo vetem te numri i temperatures, por edhe te gjendja e pergjithshme e femijes: nese pi lengje, reagon normalisht, merr fryme mire dhe si sillet pas uljes se temperatures.
A lene pasoja?
Ne shumicen e rasteve, konvulsionet febrile te thjeshta jane te padembshme dhe femijet zhvillohen normalisht. Megjithate, fakti qe nje konvulsion lidhet me temperaturen nuk do te thote se duhet injoruar. Sidomos kur ndodh per here te pare, femija duhet te vleresohet nga profesionisti shendetesor per te percaktuar shkakun e temperatures dhe natyren e episodit.
Nje konvulsion febril mund te jete nje nga momentet me te frikshme per nje prind. Megjithate, njohja e shenjave dhe menyra e duhur e reagimit mund te ndihmojne qe femija te jete i sigurt dhe prindi te marre vendimin e duhur ne momentin kur ka me shume nevoje per qetesi.












