Enj, Pri 2, 2026
Banner Top
Banner Top
Komuna e Mitrovicës ndan nga 50 euro për fëmijët me spektrin e autizmit

Sot, në shënim të Ditës Ndërkombëtare për Ndërgjegjësim ndaj Autizmit, Komuna e Mitrovicës ka ndarë nga 50 euro për fëmijët me spektrin e autizmit.

Sipas njoftimit, Kryetari i Komunës, Faton Peci, ka bërë të ditur se ky vendim është demonstrim i vullnetit të mirë dhe përkujdesit institucional, si dhe zotim për mbështetje edhe në forma të tjera.

Kryetari Peci është shprehur se një shoqëri e avancuar përkujdeset për secilën kategori.

“Ky vendim më shumë është demonstrim i vullnetit të mirë dhe përkujdesit institucional, si dhe zotim për mbështetje edhe në forma të tjera. Angazhimet tona do të jenë gjithëpërfshirëse për të avancuar pozitën dhe ngritur kualitetin e shërbimeve ndaj kësaj kategorie.” – ka shkruar Peci.

Youtube

Arkiva

Kategoritë