Pre, Maj 7, 2021
Banner Top
Banner Top
Këshillat e vlefshme që psikologët u kanë dhënë klientëve të tyre

Terapitë psikologjike, ndihmojnë shumë për të tejkaluar situatat stresuese, ankthin e episodet depresive.

Autorja, Caroline Moss, përmes llogarisë së saj në Twitter u ka kërkuar përdoruesve të Twitter, që të ndajnë atë që kanë mësuar nga terapitë.

Dhjetëra persona kanë komentuar, duke treguar se cili është leksioni më i rëndësishëm që kanë marr nga psikologët.

Më poshtë mund t’i lexoni disa prej këshillave që psikolgët u kanë dhënë klientëve të tyre, këshilla që mund të ndihmojnë këdo që ndjehet i vetmuar, depresiv, në ankth e i/e mërzitur:

“Nëse kaloni shumë kohë për t’i bindur të tjerët që partneri juaj nuk ju trajton aq keq sa mendoni, ka shumë mundësi që ai/ajo ju trajton PO AQ KEQ SA DUKET”.

“Terapisti im më pati pyetur ‘Zërin e kujt e dëgjon kur e gjykon veten?’ Përgjigja e kësaj pyetje ka qenë gjëja më e mirë në jetën time”

“Problemi qëndron që ju jeni duke menduar në mënyrë racionale, kur debatoni me dikë iracional”

“Janë tre entitete në një lidhje: jeni ju, personi tjetër si dhe lidhja. Të tre entitetet kanë nevojë për kujdes dhe mbështetje”/Familja Jone

0 Comments

Leave a Comment

Arkiva

Kategoritë