Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Keni pagjumësi – Si ta lehtësoni?

Pagjumësia është një çrregullim i zakonshëm i gjumit. Njerëzit që kanë pagjumësi kanë vështirësi të bien në gjumë, të qëndrojnë në gjumë, ose të dyja. 

Para se të vendoset për trajtimin e pagjumësisë, është e rëndësishme që të identifikohen faktorët mjekësore dhe psikologjike, të cilët mund të jenë shkaktarët e vërtetë të kësaj situate.

Ekzistojnë dy lloje të pagjumësisë:

  • Pagjumësia akute është problem afatshkurtër me gjumin
  • Pagjumësia kronike është kur problemi juaj i gjumit zgjat 4 javë ose më shumë. 

Nëse nuk bëni gjumë të mjaftueshëm në baza të rregullta, ju jeni në rritje të rrezikut të sëmundjeve. Këto përfshijnë presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Çrregullime të ndryshme mund të shkaktojnë pagjumësinë. Ato përfshijnë:

  • Kushtet emocionale – depresioni, ankthi dhe çrregullimi i stresit post traumatik
  • Çrregullime të gjumit – Sindromi i këmbëve të papushuara ose apnea e gjumit
  • Çrregullime gastrointestinale – urth, GERD
  • Gjendje me dhimbje – çrregullime të artritit dhe dhimbjes së kokës
  • Çrregullime të frymëmarrjes – astma ose dështimi i zemrës

Mënyra më e mirë për të parandaluar pagjumësinë është që të zhvillohet një rutinë e mirë e gjumit. Në disa raste, ajo nuk mund të parandalohet ose shmanget.

Në vijim mund të shihni disa këshilla të thjeshta, se si mund të veproni për rikthimin e gjumit.

  • Shmangni substancat që e bëjnë të fjeturit më të vështirë. Këto përfshijnë kafeinë, disa ilaçe dhe alkoolin.
  • Mos u shtrini për pushimin e drekës pas orës 15:00, dhe jo më shumë se tridhjetë minuta, maksimumi një orë.
  • Shkoni të fleni vetëm kur ndiheni të lodhur.
  • Mos pini shumë kafe gjatë ditës dhe sidomos jo pas orës 16.00, si dhe mos abuzoni me alkoolin e konsumin e duhanit.
  • Kujdes, mos blini kurrë pilula gjumi në farmaci pa këshillimin e mjekut./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë