Hën, Shk 10, 2025
Banner Top
Banner Top
KË E SULMON KORONAVIRUSI? KUSH ËSHTË NË RREZIK? CILA ËSHTË SHKALLA E VDEKSHMËRISË?

Shkruar nga: Blerim Myftiu, neurolog

Përderisa në tërë botën merren masat për kufizimin e përhapjes së infeksionit dhe për trajtimin e personave të prekur, nga ana tjetër mblidhen informatat për sjelljen e virusit, infeksiozitetin dhe për karakteristikat klinike të tij. Informatat që burojnë prej studimeve epidemiologjike përmblidhen si më poshtë:

• Nga informatat e mbledhura prej rreth 45 mijë të sëmurëve në Kinë, 81% e të infektuarve e kanë kaluar infeksionin me simptoma të lehta, të ngjashme me ato të gripit të zakonshëm; 13.8% janë hospitalizuar për shkak të seriozitetit të ankesave, kurse 4.7% është dashur të shtrihen në Kujdesin Intensiv.

• Sipas Universitetit prestigjioz amerikan Johns Hopkins dhe të dhënave të datës deri me 9 mars 2020, 40% e të infektuarve në botë kanë qenë ende të sëmurë, 56.6% janë shëruar, kurse 3.5% kanë vdekur.

• Nga mostra e njëjtë e mësipërm e Kinës, 14.8% e të vdekurve kanë qenë mbi 80-vjeç, 8% në moshat 70-79 vjeç, 3.6% në moshat 60-69 vjeç. Pjesa tjetër prej rreth 2% kanë qenë të moshës nën 59-vjeçare. Kuptohet nga kjo statistikë se më të rrezikuarit janë personat mbi moshën 60-vjeçe.

• Rrezikun më të madh për vdekje kanë ata pacientë që vuajnë tanimë nga një sëmundje bashkekzistuese, siç janë sëmundjet kardiovaskulare (10.5%), diabeti (7.3%), sëmundjet kronike të frymëmarrjes (6.3%), hipertensioni (6%), kanceri (5.6%). Vetëm 1% e përbëjnë pacientët të cilët nuk kanë pasur ndonjë sëmundje kronike paraprake.

• Sipas Qendrës amerikane për Kontroll të Sëmundjeve (CDC), koronavirusi ka shkallë transmisioni (bartshmërie) prej 1.5-3.5% dhe shkallë fataliteti prej 0.7-3.4%. Kjo e bën që të ketë më pak aftësi transmisive se fruthi dhe lija e ujit, por pak më të lartë se gripi stinor dhe ai i derrit. Kurse shkalla e vdekshmërisë është rreth 10 herë më e lartë se sa ai i gripit, por dukshëm më i ulët se SARS-i, MERS-i, tuberkulozi, poliomieliti, ebola apo gripi i shpendëve.

• Shkalla e vdekshmërisë ndryshon sipas shtetit. Shkalla më e lartë është në Itali (5%), SHBA (4%) dhe Kinë (3.9%). Deri me 9 mars 2020, Gjermania, Suedia, Belgjika, Norvegjia, Singapori dhe Malejzia nuk kishin raportuar të vdekur (shtete me së paku 100 raste të konfirmuara)

Youtube

Arkiva

Kategoritë