Me moton “Veproni tani: Mbrojeni të tashmen tonë, sigurojeni të ardhmen tonë”, sot fillon Java Botërore e Ndërgjegjësimit për Rezistencën Antimikrobike (AMR). Qëllimi i kësaj jave është rritja e ndërgjegjësimit për rreziqet që sjell rezistenca antimikrobike dhe theksimi i nevojës për veprim të përbashkët për të parandaluar përhapjen e mikroorganizmave që nuk i përgjigjen më ilaçeve.
Rezistenca antimikrobike prek njeriun, kafshët, ushqimin dhe mjedisin. Kur bakteret, viruset, kërpudhat dhe parazitët nuk reagojnë më ndaj trajtimit, infeksionet bëhen më të vështira për t’u kuruar. Si pasojë, rritet rreziku i përhapjes së sëmundjeve, shtohen komplikimet serioze dhe rritet mundësia e vdekjeve që mund të parandalohen.
Ministria e Shëndetësisë fton qytetarët, profesionistët shëndetësorë dhe partnerët institucionalë që të bashkëpunojnë për të parandaluar përhapjen e rezistencës antimikrobike dhe për të ruajtur efektivitetin e ilaçeve që shpëtojnë jetë. Vetëm me veprim të koordinuar mund të mbrojmë shëndetin e sotëm dhe të sigurojmë të ardhmen e brezave që vinë.












