Die, Qer 15, 2025
Banner Top
Banner Top
Ilaçi që zhduku kancerin e rektumit pa kimioterapi apo kirurgji – Onkologu Ilir Kurtishi e konfirmon si lajm të vërtetë

Albina Selmanaj

Një studim i publikuar në revistën shkencore The New England Journal of Medicine ka sjellë një lajm shpresëdhënës për pacientët që vuajnë nga kanceri i rektumit.

Gjatë hulumtimit të realizuar në SHBA, 12 pacientë me këtë lloj kanceri morën ilaçin dostarlima, një terapi imunologjike dhe të gjithë shfaqën zhdukje të plotë të sëmundjes, pa pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, kimioterapi apo radioterapi.

Ky rezultat i rrallë në botën e onkologjisë po vlerësohet si një përparim i jashtëzakonshëm. Për të kuptuar dhe konfirmuar këtë lajm, portali Familja Jonë kontaktoi dr. Ilir Kurtishi, onkolog, i cili e cilësoi këtë studim si të saktë dhe theksoi se ilaçi në fjalë ka dhënë rezultate pozitive në rastet që kanë indikacion për përdorimin e tij.

“Një ilaç i tillë tashmë ka treguar rezultate të mira në rastet që kanë indikacion për përdorimin e tij por që në Kosovë ende nuk e kemi vënë në praktikë” – tha dr. Kurtishi për Familja Jonë.

Megjithatë, ekspertët theksojnë se ky ilaç nuk është i aplikueshëm për të gjitha format e kancerit të rektumit, dhe përdorimi i tij kërkon analizë të thelluar gjenetike të tumorit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë