Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Hipertensioni arterial gjatë Ramazanit

Shkruar nga:Dr. Gëzim Berisha Kardiolog

Gjatë Ramazanit myslimanët privojnë veten nga të gjitha ushqimet dhe pijet nga lindja në perëndim të diellit. Kjo paraqet një ndërrim të rëndësishëm të stilit të jetës, sidomos lidhur me mënyrën e fjetjes dhe ushqimit. Studimet kanë treguar se te pacientët me hipertension arterial të kontrolluar agjerimi nuk paraqet kurrfarë problemi dhe tolerohet lehtë me kusht që të vazhdohet të merret rregullisht terpia adekuate.

Disa këshilla që duhet t’i kenë parasysh pacientët me hipertension gjatë Ramazanit janë si në vijim:
▶️ Konsultoni mjekun tuaj. Kjo mund të jetë e nevojshme të përshtatni terapinë në mënyre që barnat të merren dy herë në ditë (syfyr dhe iftar). 
▶️ Konsumoni sasi të mjaftueshme të lëngjeve pas iftarit për të parandaluar dehidrimin dhe komplikimet e tij.
▶️ Konsumo mjaftueshëm pemë dhe perime. Ato përmbajnë Kalium që është i nevojshëm për ta kontrolluar shtypjen e gjakut.
▶️ Evitoni ushqimet shumë të njelmëta dhe me shumë yndyrë.
▶️ Konsumoni dy herë në javë mish peshku. Peshku permban Omega 3 substancë kjo e nevojshme për kontrollimin e shtypjes së gjakut
▶️ Monitorojeni rregullish shtypjen e gjakut
▶️ Mish të kuq konsumo në sasi të moderuar
▶️ Vazhdo aktivitetin fizik edhe gjatë ramazanit. Aktiviteti fizik rregullon shtypjen e gjakut. Studimet kanë treguar se edhe aktiviteti fizik gjatë taravive ndihmon në rregullimin e shtypjes së gjakut ./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë