Mar, Mar 31, 2026
Banner Top
Banner Top
Haxhiu: Instituti i Mjekësis po renovohet për herë të parë që nga 2005-ta

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shpërndarë fotografi nga objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili është në renovim.

Sipas Haxhiut renovimi është në vlerë prej rreth 1 milion euro.

“Sot nga afër përcjellëm punimet e renovimit të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Për herë të parë që nga viti 2005 po bëhen renovimet në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në vlerë prej rreth 1 milion euro.  Shpreh mirënjohjen time për secilin që ka kontribuar në jetësimin e këtij projekti madhor dhe aq të rëndësishëm. Renovimi po realizohet në përputhje të plotë me standardet më të larta profesionale dhe teknike, me qëllim të krijimit të kushteve moderne për punë, si dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore në fushën e mjekësisë ligjore.”

Youtube

Arkiva

Kategoritë