Hën, Pri 20, 2026
Banner Top
Banner Top

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se Klinika e Onkologjisë është furnizuar me imunoterapi sipas planifikimeve të miratuara, duke garantuar vazhdimësinë e trajtimit për pacientët.

Sipas njoftimit zyrtar, të gjithë pacientët e planifikuar deri më tani kanë marrë trajtimin me imunoterapi, gjë që konfirmohet përmes evidencave të administrimit të terapisë. Më 23 janar 2026 është realizuar edhe furnizimi me produktin Pembrolizumab, në përputhje me planifikimin për tremujorin e parë të vitit.

Për të shmangur çdo ndërprerje në trajtim, është siguruar gjithashtu një donacion për pacientët që janë kandidatë për imunoterapi dhe po trajtohen me Durvalumab. Ky furnizim është bërë i mundur përmes projektit HOPE.

Në kuadër të këtij donacioni janë siguruar edhe barna të tjera të rëndësishme, përfshirë:

  • Olaparib (tableta)
  • Abiraterone acetate
  • Aprepitant (tableta)

Nga QKUK theksohet se terapitë specifike, sapo arrijnë në Barnatoren Qendrore, shpërndahen menjëherë në klinikat përkatëse ku përdoren.

Institucioni ka bërë të ditur se do të vazhdojë të sigurojë furnizim të rregullt me barna dhe material medicinal, me synimin për të ruajtur sigurinë dhe besimin e qytetarëve në sistemin shëndetësor.

Youtube

Arkiva

Kategoritë