Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
Ecje një orë në javë apo 15 minuta në ditë për të mbajtur nën kontroll osteoartritin

Osteoartriti është një nga format më të zakonshme të artritit te të rriturit dhe zakonisht te moshat e shtyra. Veçanërisht osteoartriti i gjurit prek rreth 13 për qind të njerëzve mbi moshën 60 vjeçare. Kjo shifër vjen duke u rritur me 40 për qind në mosha më të mëdha.

Duke qenë një problem që shkakton dhimbje dhe vështirësi në lëvizje, për pjesën më të madhe të njerëzve zgjidhja e parë është operimi. Studime të reja kanë treguar se ekzistojnë edhe mënyra më të lehta se si mund të kujdeseni për mos degradimin e osteoartritit, transmeton AgroWeb.

Për të mos iu drejtuar operacioneve dhe analgjetikëve të fortë, mjafton të rrisni pak kohën që kaloni duke kryer aktivitete. Ekspertët thonë se aktiviteti i lehtë fizik si ecjet e shpejta të paktën një orë në javë mund të përmirësojnë simptomat e kësaj sëmundje.

Studimi

(Foto: ANRF)

Studimi ku morën pjesë 1.500 të rritur të cilët vuanin nga osteoartriti i gjurit zgjati për një periudhë katër vjeçare. Gjatë kësaj kohe u mblodhën të dhëna për aktivitetin e përditshëm të çdo pacienti.

U vu re një përmirësim te personat që kishin aktivitet gjatë ditës. Ecja për një orë në javë mund të ulë dhimbjen e kockave dhe simptomat e osteoartritit të gjurit me 85 për qind.

Të gjithë pjesëmarrësit në studim nuk kishin simptoma të degraduara të sëmundjes gjatë gjithë studimit. Me praktikimin e një orë ecje në javë, ata arritën të mbanin nën kontroll sëmundjen duke pakësuar edhe dhimbjen.

Ndërsa pjesëmarrësit që nuk zhvilluan asnjë aktivitet fizik patën probleme më serioze me osteoartritin gjatë viteve. Një orë aktivitet sportiv në javë ju jep mundësinë të përmirësoni jetesën tuaj me këtë sëmundje.

Ekspertët thonë se ky zbulim i ri do të ndikojë edhe në jetën tuaj të përditshme. Duke filluar që nga e ecura në shtëpi, deri te shëtitjet apo qëndrimi për një kohë të gjatë në këmbë.

Zgjidhni të ecni një orë në javë apo 15 minuta çdo ditë, kjo mënyrë do t’ju ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të osteoartritit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë