Të dielen emisionin “Familja Jonë” e nisim me Pinea Medical Center.
Bashkë me Dr. Luljeta Hetemin, flasim për testet laboratorike të kancerit të gjirit.
Në pjesën e dytë, me kardiologun Prof. Dr. Gani Bajraktari, flasim për sëmundjet më të shpeshta kardiovaskulare.
Në bllokun e tretë të emisionit, flasim për metodat e duhura të ndrrimit të pelenave tek të posalindurit, bashke me maminë Magbule Elezi.
Në rubrikën e kuzhinës, nutricionistja dhe dietologia Albulena Shabani Ilazi na mëson recetën e picës pa gluten.
Takohemi të dielën, në ora 16:00, në Kanal10!