Enj, Maj 22, 2025
Banner Top
Banner Top
Dy pjesëtarë të Sanatoriumit preken nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë tregon gjendjen e tyre

Midis katër personave të prekur së fundmi nga koronavirusi, janë edhe dy pjesëtarë të stafit shëndetësor të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i njohur ndryshe edhe si Sanatariumi.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ata janë vetëizoluar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në Institutin e Shëndetit Publik janë testuar deri në këto momente 17 personel shëndetësor, kontakt të të sëmurit të sëmurit të identifikuar me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”, i cili aktualisht po trajtohet në spitalin Infektiv. Rezulton se 2 prej tyre, personel shëndetësor kanë rezultuar pozitivë. Janë pa simptoma, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të vetëizoluar”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë