Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Dr. Flamur Marku “A mund të adaptohet për agjëruesit terapia e “SPOK”, pa dëmtuar shëndetin?”

Agjërimi i muajit të Ramazanit përveç që është një obligim fetar për besimtaret islam, gjithashtu mbrohet edhe nga shkenca e sotme si një nga dietat më të shëndetshme e cila madje forcon edhe sistemin imunitar tek agjëruesit.

Edhe Nobelisti japonez , Joshinori Ohsumi tregon se si pastrohet trupi nga qelizat e panevojshme gjatë këtijë muaji. Duke qëndruar të uritur mutacionet gjenetike, sëmundjet e kancerogjene  dhe ato neurologjike, është parë se janë shëruar.

Por jo vetëm në këtë fushë, ka shumë studime që vërtetojnë që agjërimi sjellë shumë të mira edhe në  menaxhimin e shumë sëmundjeve tjera.

Por dilema dhe shqetësimi më i madh i mjekëve dhe pacientëve mbetet terapia.

Si të adaptojnë orarin e medikamenteve  në dy orare, marr parasysh që ata të cilët agjërojnë privohen nga çdo gjë që konsumohet që nga Syfyri deri në Iftar.

Me që ende jemi në ditët e vështira të luftës më virusin COVID-19, paralelisht kemi edhe shumë sëmundje tjera me të cilat përballemi, sidomos ato të mushkërive.

Pulmologu Dr. Flamur Marku për portalin “Familja Jonë “ka sqaruar se si disa nga pacientet e tij me sëmundje pak më te lehta mund të adaptojnë terapinë duke iu mundësuar kështu agjërimin pa e dëmtuar shëndetin e mushkërive të tyre.

Është fjala për “SPOK”, (Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike) e cila njihet si sëmundje kronike, me efekte sistemike sinjifikante, që karakterizohet nga një kufizim i fluksit të ajrit në rrugët e frymëamrrjes.  
Kufizimi i fluksit të ajrit zakonisht është progresiv dhe i lidhur me një përgjigje inflamatore jo normale të mushkërive ndaj grimcave dhe gazeve dëmtuese.

Dr. Flamur Marku tha së “SPOK” prek mbi  210 milionë njerëz në mbarë botën dhe mendohet që në vitin 2020 ka qenë shkaku i tretë më i madh i vdekjeve”.

Acarimet dhe sëmundjet bashkë shoqëruese kontribuojnë në rëndesën e pacientëve, si rezultat i kësaj pulmologu Flamur Marku për portalin “Familja Jonë”  ka theksuar rëndësinë e trajtimit të drejtë dhe menaxhimit të kësaj sëmundjeje.

“Trajtimet që kontrollojnë efektivisht simptomat e “SPOK” dhe që i lejojnë pacientët të vazhdojnë aktivitetin e tyre ditor janë shumë të rëndësishme për të plotësuar nevojat në menaxhimin e “SPOK”.

Zakonisht tretmani bëhet me dy barna:

Bronkodilatatiore dhe kortikoide që zakonisht përdoren 2 herë në ditë , por te pacientët me simptome të lehta për të ju përshtat stilit të jetës, në këtë rast Ramazanit,  mund të ndryshohet dhe të merret një herë në 24 orë.”

Kjo teori mbrohet edhe nga një studim  I një nga universiteteve më prestigjioze, ka thënë Dr. Flamur  Marku.

“Studimi INSTEAD investigoi efektin e ndërrimit të terapisë në pacientët me risk të ulët të ekzacerbimeve të SPPOK nga Salmeterol/Fluticasone që përdoret dy herë në ditë, në mono terapin e Indacaterol që përdoret një herë në 24 orë.

Dhe përfundimet e studimit që janë bërë tek 600 persona kanë rezultu se nuk ka pas përkeqësime por përkundrazi ka pas përmirësim te simptomave, gjithënjë duke iu referuar rasteve me probleme të lehta.

I pyetur se cilat janë simptomat që e shoqërojnë këtë sëmundje  dhe kush e shkakton atë, dr. Flamur Marku ka thënë “ Duhan pirja është shkaku kryesor, më i zakonshmi dhe më i shpeshti, por jo vetëm. Gjithashtu ndikojnë edhe shumë faktorë, sic është ndotja e ajrit, dietat ushqimore jo adekuate dhe aktiviteti i pakët fizik. E sa i përket simptomave, kolla kronike me sekrecione dhe vështirësi në frymëmarrje, sidomos gjatë ecjes  janë shenjt e para të kësaj sëmundjeje.

Vite më parë kemi pasur më shumë pacient meshkujt të prekur nga “SPOK” duke u bazuar që përqindja e duhanpirësve ka dominuar te kjo gjini, por kohëve të fundit kemi edhe shumë femra të prekura nga “SPOK”

Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike nëse prek një person, ajo më nuk shërohet por vetëm trajtohet. Mjekimi i saj ka për mision frenimin e sëmundjes për të parandaluar stadin e zhvillimit, sepse lehtë mund të devijojë duke na shkaktuar edhe probleme tjera, si: kardiake, endokrinologjike, muskulore deri në invaliditetin e plotë të pacientit.

Për fund pulmologu dr. Flamur Marku ka apeluar tek të gjithë që të ndërpritet duhan pirja: “ Mjekimi i sëmundjet përcaktohet varësisht nga grada e zhvillimit, por ndihmë e madhe e tretmanit është ndërprerja urgjente e pirjes së duhanit. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë