Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Depresioni mund të duket edhe i qeshur

Nëse kërkoni këtë hashtag në rrjete sociale #faceofdepression, do paraqiten qindra fotografi të njerëzve duke qeshur, kur në fakt kanë qenë duke vuajtur prej depresionit.

Në rrjete sociale është një fushatë për të treguar që njerëzit me depresion mund të jenë edhe të qeshur.

E qeshura në publik, nuk do të thotë që ata janë të lumtur por shpesh njerëzit me depresion e përdorin buzëqeshjen si maskë për të fshehur atë që ndjejnë njëmend.

What Smiling Depression Is and What You Can Do If Someone You Love Has It

“Kjo fotografi është shkrepur disa ditë përpara se burri im të vetëvritet. Mendimet vetëvrarëse ishin aty, po unë nuk e dija” – shkruan gruaja e vokalistit të Linkin Park, Tailanda.

Ajo kishte postuar këtë fotografi të familjes së saj, ku shihet Chester Bennington duke qeshur – e kjo fotografi është shkrepur disa ditë përpara se ai të vetëvritej.

Kjo fotografi paraqet më së miri, që ndonjëherë personat që vuajnë nga depresioni paraqiten të lumtur dhe të gëzuar, kur në fakt janë duke vuajtur.

What Smiling Depression Is and What You Can Do If Someone You Love Has It

“Fotografia ime e fundit me nënën. Ajo kreu vetë vrasje nëj muaj më vonë, pak ditë përpara ditëlindjes time të 21-të”, shkruan vajza.

What Smiling Depression Is and What You Can Do If Someone You Love Has It

“Shoku im i ngushtë, një javë përpara se të kryente vetëvrasje”

What Smiling Depression Is and What You Can Do If Someone You Love Has It

Një nga fotot e fundit të Robin Williams, përpara se të kryente vetëvrasje në vitin 2014/Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë