Pre, Tet 11, 2024
Banner Top
Banner Top
Çka është Sëmundja e Crohn-it?

Shkruar nga: Dr Visar Zekaj specialist-internist, gastroenterohepatolog

Sëmundja e Crohn-it është sëmundje inflamatore kronike me etiologji të panjohur e cila mund të paraqitet në çdo pjesë të traktit digjestiv duke filluar nga goja e deri në anus. Kjo sëmundje shoqërohet me episode të rishfaqjes  me ata që mjaft të vështira të paraqitjes. Sëmundja zakonisht shfaqet ne dy gjinitë në mënyrë të barabartë dhe mosha më e shpeshtë e paraqitjes është ndërmjet 15-40 vjeqare.

Sëmundja e Crohn-it  manifestohet në 5 tipe të ndryshme në pjesë të ndryshme të traktit gastrointestinal  (sipas lokalizimit) ato janë:

-Ileokoliti e cila paraqitet në pjesën e fundit të zorrëve të holla-ileum  përfshirë  edhe zorrën e trashë, —-Ileiti e cila paraqitet në ileum,

Gastroduodeniti i Crohn-it që paraqitet në lukth dhe zorrën dymbëdhjetëgishtore,

– Jejunoileiti që paraqitet në zorrë të holla jejunum dhe ileum dhe

Coliti i Crohn-it që paraqitet në zorrën e trashë.

Cilat jane shenjat dhe simptomat ?

Sëmundja e Crohn-it karakterizohet me dhimbje të barkut të cilat mund të shoqërohen me barkqtije të shpeshta dhe ujore ,me ngushtim të zorrëve dhe fistulizim. Po ashtu sëmundja karakterizohet me shpërthime të paparashikueshme dhe afatgjata.

Shenjat dhe simptomat tjera përcjellëse të Crohn-it janë: ethe, humbje peshe, anoreksi, të përziera, të vjella,  kequshqyerje, lodhje e përgjithshme, humbje e vitaminave, dobësim i eshtrave, gjakderdhje nga zorra e trashë, pastaj ndryshimet psikosociale si depresion, ankth, vështirësi për përballimin e gjendjes.

Si  bëhet diagnostifikimi?

Per diagnostifikimin e sëmundjes së Crohn-it duhet të bëhen si me poshtë:

Shenjat vitale: zakonisht janë normale, por takikardia mund të haset te pacientët me anemi ose te dehidrimi (si rezultat I jashtëqitjeve të shpeshta), por mund të jetë edhe lodhja kronike.

Gastrointestinale: mund të ndryshojnë nga normale në ato të abdomenit akut, vlerësimi i tonusit të sfinkterit rektal, trashja jonormale e mukozës rektale, prania e hematohezisë.

Urogjenitale: përfshijnë ndryshimet e ngjyrës së lëkurës, fistulizimet, ulcerat, absceset, gungëzimet në regjionin perianal, nefrolitiaza, hidronefroza, fistula enterovesikale.

Muskuloskeletale: artralgjia dhe artriti, sidomos i nyjeve të mëdha.

Dermatologjike: zbehje e lekures apo shfaqje e ikterit, aftet zakonisht në mukozën e gojës, ulcerat mukokutane, eritema nodoze apo pioderma gangrenoza te rastet më të rënda.

Oftalmologjike: vërehet episkleriti por është i mundur edhe uveitis.

Vonesa ne rritje dhezhvillim: shpejtësia e rritjes së shtatit është më e ulur,puberteti i vonuar e poashtu edhe zhvillimi i karakteristikave sekondare seksuale.

Hematologjike: gjendje e hiperkoagulopatisë.

Cilat janë testet laboratorike?

Per diagnostifikim të Crohn-it kërkohet pasqyra e gjakut (hemoglobina, leukocitet), sediment i eritrociteve, proteina C  reaktive (CRP),  testet funksionale të mëlçisë, kalprotectina, albuminat , imunoglobulinet pANCA, ASCA. Ndërsa nga metodat imazherike ndihmojnë rentgeni me barium, kollonoskopia, enteroskopia, endoskopia përfshirë këtu kapsulendoskopia, CT e abdomenit dhe pelvikut, rezonanca magnetike e abdomenit dhe pelvikut,ekoendoskopia, scintigrafia, PET scan, por që diagnoza definitive vendoset me biopsi materiali i së ciles mirret ne vendin e paraqitjes së sëmundjes dhe rezultatit  histopatologjik.

Si trajtohet sëmundja e Crohn-it?

Trajtimi  i sëmundjes së Crohn-it duhet të bëhet me dietë të ushqimeve dhe pijeve të caktuara, duke përdorur medikamente farmakologjike, imunologjike-biologjike, dhe intervenimi kirurgjik. Në fakt dieta specifike të sëmundja e Crohn-it nuk ka dhe ndryshojnë nga një person në tjetrin. Megjithate ushqimi i shëndetshëm kalorik i pasur me vitamina dhe protein është mjaft i rëndësishëm për evitimin e malnutricionit dhe humbjes se peshes. Lloje të caktuara të ushqimeve mund të shkaktojnë diarre dhe fryerjetë barkut, sidomos gjatë fazës aktive të sëmundjes. Sugjerimet për dietë në periudhen e sëmundjes përfshijnë: hani shpesh dhe ngapak, pini me shumë uje (konsumimi i shpeshtë dhe i pakët gjatë gjithë ditës).Shmangni ushqimet me përmbajte të lartë të fibrave (krunde,fasule, arra,kokoshka). Shmangni ushqimet e pasura me yndyrna dhe pikante dhe me salca të ndryshme (butter, margarina, me shumë krem). Shmangni ose ndërpreni përfundimisht alkoolin, konsumimin e kofeines. Te pacientet te cilet është shfaqur bllokimi i zorrëve të holla është mirë të largohen frutat dhe perimet e paperpunuara. Pacientët që kanë problem me përpunimin e laktozes preferohet shmangia e produkteve të qumshtit. Është e preferueshme të mirren ushqime të pasura me Fe, calcium, vitamin D, vitamin B 12 per prevenim të anemisë.

Terapia medikamentoze përfshin barnat antidiarreike për parandalimin e episodeve të barkqitjeve të shpeshta si psh tab. Loperamid. Aminosalicilatet janë barnat të cilat kontrollojnë inflamacionin (sulfasalazine, mesalamina),antibiotiket aplikohen kur kemi te bejme me infeksione tjera përcjellese por nuk ka të dhëna për efektivitetin e tyre gjatë sëmundjes, kortikosteroidet ipen në fazën akute të sëmundjes për të luftuar inflamacionin dhe edemat e segmenteve të prekura. Në rastet e keqësimit të sëmundjes përdoren edhe preparate imunomodulatore si : Azatioprina ose 6 mercaptopurina, methotrexate.  Anti TNF terapia gjatë fazës aktive dhe fistulizimeve (infliximab, adalimumab, certozilumab pegol, ustekinumab).

Në rastet kur kemi ngushtim të plotë të lumenit të zorrëve apo zorrës së trashë (Ileus) vjenë në konsiderim intervenimi kirurgjik. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë